Afganistan, sulm me bombë dhe i armatosur në Jalalabad

Mos i humb

 

Së paku gjashtë persona janë vrarë gjatë një sulmi vetëvrasës dhe i armatosur në ndërtesën e Drejtorisë së financave në qytetin lindor Jalalabad të Afganistanit.

Zyrtarët policorë njoftuan se një kamikaz me bombë aktivizoi mjetin shpërthyes në derën hyrëse të godinës, ndërsa një grup tjetër i sulmuesve më pas hynë në objekt dhe hapën zjarr.

Burime nga spitali në Jalalabad lajmërojnë se gjatë sulmit janë vrarë së paku gjashtë persona, ndërsa janë plagosur 30 të tjerë.

Forcat afgane të sigurisë filluan operacion kundër sulmuesve dhe në vazhdim është përleshje e armatosur në qendër të Jalalabad.

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa druhet se bilanci përfundimtar i të pësuarve në masë të konsiderueshme të rritet. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit