Zhvendosja e ambasadës amerikane në Kuds

Mos i humb

 

Zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve që do të ndodh nesër nga Tel Aviv-i në Kudsin e okupuar, pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se Kudsin e njeh si “kryeqyteti i Izraelit”, shkaktoi që atmosfera e tensionuar të rritet në qytet.

Kanë mbetur vetëm disa orë nga transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Kuds. Në rrugën ku do të transferohet ambasada, përveç flamujve izraelitë dhe amerikanë janë vendosur edhe bilboarde ku shkruan “Trump miku i Sionit” dhe “Trump e bëri të madh Izraelin”.

Policia izraelite, vendosi ekipe shtesë në rrugën ku do të transferohet ambasada amerikane në Kuds si dhe përreth “Qytetit të vjetër” në Kudsin Lindor.

Ndërkohë, delegacioni amerikan përfshirë vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, dhëndri dhe këshilltari Jared Kushner kanë mbërritur në Izrael për ceremoninë e hapjes. Ndërsa presidenti Trump pritet të marrë pjesë në ceremoni me telekonferencë.

Atmosfera në qytet para ceremonisë së nesërme është e tensionuar. Pritet që palestinezët të organizojnë protesta të mëdha në Kudsin Lindor të okupuar si, në Gazën nën bllokadë si dhe qytetet tjera të Palestinës.

Qeveria e SHBA-ve nën administrimin e presidentit amerikan, Donald Trump, më 6 dhjetor 2017 duke njoftuar se njeh Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, ajo po ashtu njoftoi se do të transferonte ambasadën e saj nga Tel Avivi në Kuds më 14 maj. Ky vendim u përball me një reagim të madh në rajon, nivel ndërkombëtar dhe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit