Afganistan, talebanët sulmojnë qytetin historik Ghazni

Mos i humb

 

 Militantët talebanë kanë sulmuar nga katër anë qytetin historik afgan Ghazni.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit të Ghaznit Muhammed Aref Nuri, tha se sulmi i militantëve në qendrën e qytetit është kryer në orët e hershme të mëngjesit.

Nuri tha se përleshjet më pas kanë vazhduar në një rajon në afërsi të qendrës së qytetit, me ç’rast është vrarë një numër i madh i talebanëve.

Ai njoftoi se forca mbështetëse janë dërguar në Ghazni në përpjekje për t’i zmbrapsur militantët.

Siç bëhet e ditur, rruga kryesore Ghazni-Kabul është mbyllur për qarkullim për shkak të përleshjeve.

Ndërkohë, talebanët përmes një njoftimi pohuan se militantët kanë hyrë në qendër të qytetit si rezultat i sulmit dhe se janë vrarë shumë ushtarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit