Të pesë vendet që kanë dalje në Detin Kaspik, kanë arritur marrëveshjen për të miratuar një konventë mbi statusin e tij ligjor këtë të diel.
Në deklaratë thuhet se konventa do të nënshkruhet në Kazakistan gjatë Samitit të pestë Kaspik, në Aktau ku përfaqësuesit e Kazakistanit, Azerbajxhanit, Iranit, Rusisë dhe Turkmenistanit do të jenë të pranishëm, për të firmosur.
Deti Kaspik është një hapësirë ujore e mbyllur mes kontinentit të Europës dhe atij të Azisë. Rëndësia strategjike e Kaspikut është në bollëkun e burimeve të energjisë.
Deti përmban vëllime të mëdha të rezervave të naftës dhe gazit natyror, si në hapësirën ujore, ashtu edhe në tokën që e rrethon. Është vlerësuar se deti Kaspik përmban 48 miliardë fuçi naftë dhe 8.7 triliardë metra kub gaz në rezerva të provuara ose të mundshme.
Si i tillë, ekzistojnë projekte të shumta të nxjerrjes së naftës dhe gazit natyror në rajon, dhe të gjitha shtetet bregdetare në Kaspik janë prodhues të rëndësishëm të energjisë.
Megjithatë, shumica e burimeve në det të hapur nuk janë përdorur, pasi ka pasur mosmarrëveshje midis pesë shteteve kufitare se si do të ndahen burimet energjetike.
Top Channel