Afganistani dhe Pakistani, marrëveshje për planin e paqes

Mos i humb

 

 

Autoritetet pakistaneze dhe afgane janë dakorduar rreth shtatë parimeve kryesore për aktivizimin e grupeve punuese për zbatimin e një plani dypalësh për paqen dhe solidaritetin në rajon.

Marrëveshja u arrit të premten gjatë një vizite zyrtare të kryeministrit pakistanez Shahid Khaqan Abbasi në Kabul, që u konfirmua mbrëmë nga ministrat e Jashtëm.

Sipas marrëveshjes, Pakistani do të respektojë rolin udhëheqës të qeverisë afgane në procesin e vendosjes së paqes në vend dhe të dy vendet do të marrin masat e nevojshme kundër elementeve militante që nuk janë pjesë e negociatave dhe paraqesin kërcënim për të dy vendet.

Pakistani dhe Afganistani përsëritën parimin e respektimit të ndërsjellë të sovranitetit territorial dhe vendosmërisë për parandalimin e nxitjes së dhunës në rajon.

Udhëheqësit e të dy vendeve gjithashtu ranë dakord të shmangin akuzat e ndërsjella publike dhe të punojnë më shumë në zhvillimin e mekanizmit të përbashkët për kapërcimin e problemeve të përbashkëta.

Në kumtesë thuhet se së shpejti do të formohet grup i përbashkët pune për zbatimin e marrëveshjes.

Presidenti afgan Ashraf Ghani ofroi një proces të pakushtëzuar të negociatave midis qeverisë dhe lëvizjes talebane në fund të shkurtit.

Ai gjithashtu ftoi Pakistanin fqinj të harrojnë problemet nga e kaluara dhe të kthehen në ndërtimin e përbashkët të një të ardhmeje më të mirë për rajonin.

Raundi i parë i bisedimeve të paqes midis qeverisë së Afganistanit dhe talebanëve u mbajt në korrik 2015 në Islamabad me ndërmjetësimin e Pakistan

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit