Turqishtja pjesë e planprogramit mësimor në një shkollë në Somali

Mos i humb

 

 

 

Me kontribute të Institutit Yunus Emre (YEE) në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, gjuha turke është përfshirë si gjuhë e huaj në planprogramin e një shkolle të një jetimoreje në këtë vend.

Sipas të dhënave të siguruara nga YEE, bëhet fjalë për Jetimoren e Vajzave pranë Foshnjores në rajonin Bondhere të Somalisë.

Ky hap vjen pasi në gusht të vitit të kaluar në këtë shkollë të jetimores kishin filluar kurset e turqishtes, të cilat ishin aktualizuar gjatë vizitës së drejtorit të resurseve njerëzore të YEE-së Hüseyin Caner Akkurt në Mogadishu.

Gjuha turke hyri zyrtarisht në planprogramin e shkollës pas një ceremonie të organizuar të premten në këtë shkollë, ku mori pjesë edhe ambasadori i Turqisë në Mogadishu, Olgan Bekar.

Në hapjen e programit, ambasadori Bekar falënderoi institutin dhe drejtoreshën e jetimores, Nurto Mohamed Addow për, siç theksoi, hapjen e dyerve të jetimores për gjuhën turke.

Bekar u shpreh se ura e miqësisë mes Somalisë dhe Turqisë forcohet tutje përmes fushës së arsimit.

Ndërkaq, drejtoresha Addow theksoi rëndësinë e Turqisë për Somalinë, duke thënë se tani vajzat do të hapërojnë në mënyrë më të sigurt në arsimimin e tyre dhe se gjuha turke, krahas nxënëseve, do të mësohet edhe nga mësimdhënësit.

Ajo falënderoi Turqinë për mbështetjen e ofruar.

Programi përfundoi pasi 90 nxënësve u dhurua set librash për mësimin e gjuhës turke të përgatitura nga YEE.

Orët e gjuhës turke mbahen nga një mësimdhënës somalez i cili ka mësuar gjuhën me mbështetje të institutit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit