Afrika e Jugut, 5 milionë fëmijë në prag të urisë

Mos i humb

Sipas Institutit për fëmijë të Universitetit Cape Town, në Afrikën e Jugut së paku pesë milionë fëmijë jetojnë në prag të urisë.

Sipas hulumtimit, në Republikën e Afrikës së Jugut rreth 40 për qind e fëmijëve rriten pa baba, ndërsa 20 për qind pa mjedis familjar.

Po ashtu, nga ky institut theksojnë se 33 për qind janë të ekspozuar ndaj abuzimit seksual, ndërsa rreth 33 për qind e fëmijëve jetojnë në familjet ku prindërit janë të papunë.

Ministri i Planifikimit në Republikën e Afrikës së Jugut, Jeff Redebe, deklaroi se është në rrezik serioz e ardhmja e këtyre fëmijëve. Sipas tij, janë të vetëdijshëm se doemos duhet të investojnë në zhvillimin afatgjatë të fëmijëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit