Turqia dërgon njësitin komando në Al-Bab të Sirisë

Mos i humb

Turqia ka dërguar të enjten 180 trupa komando në qytetin sirian të Al-Babit.

Në kuadër të operacionit “Mburoja e Eufratit”, luftëtarët sirianë që gëzojnë mbështetjen e Turqisë, në shkurt të këtij viti, morën nga DEASH-i kontrollin e Al-Babit, i cili ndodhet 40 kilometra nga Halepi.

Roli i njësitit komando nuk është bërë i ditur, megjithatë zbarkimi i tyre vjen një muaj pas futjes së trupave turke në Idlib të Sirisë, si pjesë e planit për formimin e “zonave jokonfliktuale” në atë shtet.

Ushtria turke njofton se para nisjes për në Siri, trupat nga batalioni “Ujqit” i xhandarmërisë turke, që ndodhen në krahinën Tokat, mbajtën një ceremoni.

“Në të gjitha pjesët e Turqisë, jemi përballur me sukses kundër terroristëve”, u tha komandove para nisjes koloneli Hidayet Arikan. “Besoj se me sukses do të prezantoni flamurin dhe kombin tonë atje”, shtoi më tej Arikan./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit