Afrika e Jugut kërkon falje pas fyerjeve antimuslimane

Mos i humb

Falja e Cele erdhi disa orë pasi u publikua një video në mediat sociale ku tregon policët duke arrestuan 24 besimtarë në provincën Mpumalanga të shtunën.

Në fund të videos dëgjohet një efektiv duke pyetur besimtarët: “A jeni më të mëdhenj se presidenti? A është Muhammedi më i madh se presidenti?”

Afrikanët e Jugut aktualisht janë nën masat e ndalimit për shkak të koronavirusit të ri, që u shpallën nga presidenti Cyril Ramaphosa më 27 mars.

Qytetarët nuk lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre ose të mblidhen në kisha ose xhami.

Policia tha se besimtarët e arrestuar kundërshtuan Rregulloren e Ndalimit të Menaxhimit të Fatkeqësisë së COVID-19 në lidhje me ndalimin e tubimeve dhe do të akuzohen ose gjobiten.

Zëdhënësi i Policisë Kombëtare, Vishnu Naidoo, në një deklaratë tha se komentet e bëra nga efektivi janë “për të ardhur keq, dhe është e papranueshme që dikush të bëjë komente të tillë”.

Ai tha se menaxhmenti i policisë ka urdhëruar hetimin e rastit dhe personi ose personat që kanë bërë komentin të identifikohen dhe të ndëshkohen.

Afrika e Jugut ka një nga numrat më të lartë të infeksioneve me COVID-19 në kontinent me 4.546 raste të konfirmuara dhe 87 vdekje.

Muslimanët përbëjnë rreth 3,5 për qind të popullsisë së vendit prej 57 milionë. Pavarësisht numrit të tyre, ata marrin pjesë aktive në sektorë të ndryshëm të ekonomisë së vendit, përfshirë biznesin, jetën akademike, shërbimin civil dhe në politikë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit