“Afrika ka mundësi të përcaktojë të ardhmen e saj”

Mos i humb

Kryeministri i Etiopisë, Hailemariam Desalegn tha se me një qeverisje të mirë ekonomitë e vendeve afrikane mund të arrijnë në transformim strukturor.

Në organizim të Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën (UNECA) dhe Bankës Afrikane për Zhvillim, sot në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba, nisi “Konferenca Ekonomike e Afrikës 2017”.

Desalegn në fjalimin hyrës të konferencës tha se një qeverisje e mirë mund të sjellë me vete transformimin, zhvillimin dhe demokratizimin si dhe ngritjen e shoqërive dhe të shteteve në një fazë më të mirë.

“Afrika ka mundësi të përcaktojë të ardhmen e saj dhe duhet të transformojë ekonominë e saj në mënyrë strukturore për të mirën e popujve. Tani nuk është koha e pavendosmërisë dhe hezitimit”, tha Desalegn.

Ndërsa profesori nga Universiteti Northwestern i SHBA-ve, Richard Joseph tha se për të arritur transformimin strukturor, Afrika duhet të zvogëlojë përleshjet dhe korrupsionin, ta mbështesë produktivitetin industrial, të organizojë zgjedhje të lira, të mbrojë ambientin dhe të garantojë të ardhurat themelore.

Në këtë konferencë të organizuar me qëllim të diskutimit të politikave dhe të strategjive për realizimin e transformimit strukturor të ekonomive në Afrikë, po marrin pjesë një numër i madh i politikanëve dhe të hulumtuesve.

Në konferencën e cila do të zgjasë tre ditë, ekspertët në të njëjtën kohë diskutojnë për praktikat e suksesshme në këtë kontinent./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit