Jemen, presidenti Hadi urdhër ushtrisë të hyjë në Sana

Mos i humb

Presidenti i Jemenit, Abdurabbu Mansur Hadi, urdhëroi ushtrinë të kryejë operacion urgjent për hyrje në kryeqytetin Sana.

Sipas informacioneve nga SABA, agjencia zyrtare e lajmeve në Jemen, thuhet se presidenti Hadi gjatë në një bisede telefonike me gjeneralin Ali Muhsin Salih, ka urdhëruar hyrjen urgjente në Sana.

Bëhet e ditur se Hadi ka porositur ndihmësin e tij, gjeneralin Salih, që duke u bashkuar me fuqitë e afërta me ish-presidentin Ali Abdullah Saleh, të tejkalojnë numrin e pjesëtarëve të Lëvizjes Husi dhe të hyjnë në Sana.

Pas urdhrit të Hadit, kryeministri jemenas, Ahmed bin Dağri tha se: “Është në favor të interesave kombëtare mbështetja për Kongresin e Përgjithshëm Popullor, e kryesuar nga ish-presidenti Saleh, në luftën përballë Lëvizjes Husi”.

Ndryshe, zhvillimet vijnë pasi mes Lëvizjes Husi dhe forcave të ish-presidentit Saleh u shfaqën mosmarrëveshje, edhe pse në vitin 2014 filluan me aktivitete të përbashkëta të armatosura kundër qeverisë legjitime. Të shtunën në mëngjes, luftimet mes mbështetësve të Lëvizjes Husi dhe Salehut nisën sërish.

Saleh, pas sulmeve intensive të Lëvizjes Husi ndaj shtëpisë së vëllait të tij, brigadierit Tarik Muhammed Abdullah Saleh, bëri thirrje për kryengritje të popullit.

Ndërkaq, më herët, Kongresi i Përgjithshëm Popullor njoftoi se Saleh është vrarë nga Husi në afërsi të kryeqytetit Sana, ndërkohë që më parë shtëpia e tij në jug të kryeqytetit u hodh në ajër me mjete shpërthyese./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit