Afrikë, mbi 150 mijë raste me COVID-19

Mos i humb

Sipas të dhënave më të fundit, 5.343 raste të reja sollën numrin në gjithsej 152.442 persona ndërsa numri i vdekjeve u rrit për 116 për të arritur në 4.344.

Të shëruarit janë rritur me 1.853 në 63.661, duke sjellë rastet aktive në kontinent në 84.437, tha CDC e Afrikës.

Me 34.400 raste, Afrika e Jugut ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me COVID-19 në kontinent, por ajo ka filluar të lehtësojë kufizimet duke hapur bizneset dhe duke lejuar aktivitete të tjera.

Vijon Egjipti me 26.400 raste dhe me numrin më të lartë të vdekjeve prej 1.000. Afrika e Jugut ka regjistruar 705 vdekje.

Afrika Veriore vazhdon të jetë rajoni më i goditur në kontinent me 45.500 raste, i ndjekur nga Afrika Jugore me 36.700, Afrika Perëndimore 36.000, Afrika Lindore 17.700 dhe Afrika Qendrore me 16.500.

Të paktën 1.900 vdekje janë raportuar në Afrikën Veriore, 731 në Afrikën Perëndimore, 730 në Afrikën Jugore, 532 në Afrikën Lindore dhe 401 në Afrikën Qendrore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit