“Afro 750 mijë refugjatë të Arakanit brenda dy vitesh do të kthehen në shtëpi”

Mos i humb

Ambasadori i Bangladeshit në Ankara, M. Allama Siddiki, tha se 750 mijë muslimanë Rohingya, të cilët kanë ikur në Bangladesh për shkak të dhunës në Mianmar, do të kthehen në shtëpitë e tyre brenda dy vitesh.

Siddiki theksoi se qindra mijëra Rohingya për shkak të sulmeve kishin ikur nga Mianmari në Bangladesh, kurse dorën e ndihmës ua ka zgjatur edhe kryemistrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina.

Ajo shtoi se dëshira e tyre ishte që refugjatët të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se në përputhje me këtë janë organizuar një seri takimesh me përfaqësuesit e Mianmarit.

Ambasadori tha se po punojnë për zhvillimin e një metode dhe një sistemi që do t’u mundësonte muslimanëve të dëbuar Rohingya të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Dakordohemi me Mianmarin kur flitet për kthimin e shpejtë të këtyre njerëzve në vendin e tyre. Shumë shpejtë do të kthehen në Mianmar. Mianmari brenda dy vitesh do të pranojë të 750 mijë refugjatët Rohingya të cilët ndodhen në Bangladesh”, ka thënë Siddiki.

Ai kujtoi se Turqia, pavarësisht nga të gjitha zhvillimet dhe numrit të madh të emigrantëve, ka ofruar strehim dhe ndihmë refugjatëve në Bangladesh.

Ai shtoi se presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ishte udhëheqësi i parë musliman që vizitoi rajonin në fillim të krizës.

“Ne jemi thellësisht mirënjohës ndaj Turqisë dhe popullit turk për reagimin dhe veprimet sa i përket kësaj çështjes tonë”, tha Siddiki.

Ai vlerësoi Turqinë për gjithçka që bën për refugjatët e shumtë, përfshirë strehimin, arsimin, ndihmën humanitare dhe llojet e tjera të ndihmës.

“Ky është një mësim që duhet miratuar dhe që tregon se si duhet ndihmuar dikush që është në një situatë të pashpresë dhe që ka nevojë për ndihmë”, tha Siddiki.

Konsulli i Përgjithshëm i Bangladeshit në Stamboll, Mohammad Monirul Islam, vlerësoi edhe mediat në Turqi për qasjen e tyre sa i përket raportimit mbi gjendjen e refugjatëve.

Ai shtoi se çështja e refugjatëve doli nga korniza si problem vetëm i Mianmarit dhe Bangladeshit dhe u bë një çështje rajonale por edhe globale për të cilën nevojitet një zgjidhje e sigurtë dhe e qëndrueshme./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit