Tahiri takon zv/ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë

Mos i humb

Ministri i drejtësisë, Abelard Tahiri, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur temat që janë diskutuar gjatë takimit me zv/ministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, z. Bilal Uçar.

Tahiri gjatë këtij takimi ka theksuar se prioritet i mandatit të tij mbesin fuqizimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.

Ndër të tjerash, ai ka vlerësuar lartë mbështetjen e Turqisë për Kosovën, sidomos në aspektin e njohjeve dhe shpreha gatishmërinë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore.

Ja postimi i tij:

Fuqizimi i sundimit të ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe forcimi i bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mbesin ndër prioritetet themelore të mandatit tim. Këto çështje i ndava me zëvendësministrin e Drejtësisë të Republikës së Turqisë, z. Bilal Uçar. Vlerësova lartë mbështetjen e Turqisë për Kosovën, sidomos në aspektin e njohjeve dhe shpreha gatishmërinë për të kultivuar edhe më tutje marrëdhëniet e mira ndërshtetërore. Në të njëjtën kohë, shpreha shqetësimin tim për moszbatimin e mjaftueshëm të marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellët juridike nga ana e prokurorisë turke në kërkesat e Kosovës, në lidhje me ekstradimin e disa shtetasve kosovar që veprojnë në Turqi dhe që dyshohet që janë të infiltruar në organizata terroriste. Nga zëvendësministri turk mora konfirmimin dhe zotimin që këto kërkesa do të trajtohen me prioritet. Terrorizmi dhe krimi i organizuar janë ndër kërcënimet kryesore trans-nacionale sot në botë që i afektojnë të dy shtetet tona, andaj edhe kërkojnë angazhime të përbashkëta për luftimin e tyre./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit