Agalliu: Ndryshimet e propozuara në ligj i hapin rrugë shkatërrimit

Mos i humb

Sekretari për Programin në PD, Arbi Agalliu deklaroi sot se, PS ka depozituar në Kuvend kërkesën për ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë të investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Agalliu u shpreh se, ky projektligj nuk bën gjë tjetër veçse i hap rrugë investimeve në zonat e mbrojtura.

Sipas tij, “drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare”.

“Ky projektligj nuk bënë gjë tjetër veçse i hap rrugë investimeve në zonat e mbrojtura.

Ai nënvizoi se, “me këto ndryshime ligjore i hapet rrugë prishjes dhe shkatërrimit të zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit