Agjencia e KB-së: Irani po ndërton një uzinë nëntokësore

Mos i humb

Po transportonte lëndë drusore të prera në mënyrë të paligjshme, bllokohet mjeti në Lezhë, nën hetim shoferi

Policia e Lezhës ka goditur një rast të krimeve mjedisore, duke bllokuar një automjet, që transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të...

Vret pronarin e hotelit ku punonte për borxhin 200 euro, si u zbulua shqiptari nga policia greke

Policia greke zbulon vrasjen e një pronari hoteli në Santorini, siç raportojnë mendiat vendase. Trupi i 69-vjeçarit grek Nikos...

Trump humbi jo vetëm zgjedhjet, por edhe… ndjekësit!

Javë pasi humbi zgjedhjet, presidenti amerikan në largim, Donald Trump tani po humbet edhe ndjekësit në Twitter nga dita në ditë, sipas...

Vrasja e shkencëtarit të njohur/ Televizioni iranian: Arma e përdorur në krim është prodhuar në Izrael

Një media iraniane e quajtur Press Tv, e cila transmeton në gjuhën angleze, ka raportuar të hënën se arma e përdorur në...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (IAEA) tha se Irani ka filluar ndërtimin e një uzine nëntokësore pranë objektit të tij bërthamor në Natanz.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë, Rafael Grossi, tha në një intervistë në Berlin se, struktura duket të jetë një zëvendësim i objektit që shpërtheu në muajin korrik. Teherani e kishte quajtur shpërthimin një sulm sabotazhi.

“Ata kanë filluar ndërtimin, por nuk është përfunduar. Është një proces i gjatë”, tha Grossi. Agjencia gjithashtu më 28 tetor lëshoi imazhe satelitore që dëshmonin për fillimin e punimeve.

Grossi tha se Irani po grumbullon sasi më të mëdha të uraniumit të pasuruar, por nuk duket se ka mjaft për të prodhuar një armë bërthamore. Kreu i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi, tha në televizionin shtetëror muajin e kaluar se uzina e shkatërruar do të zëvendësohej nga një tjetër.

Ndërsa, Grossi tha se Irani kishte informuar inspektorët e IAEA-së për ndërtimin dhe se ata vazhdojnë të kenë qasje në vendet bërthamore të Iranit pavarësisht prishjes së një marrëveshjeje të vitit 2015, midis Iranit dhe fuqive botërore, që synonte kufizimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimeve të sanksioneve.

Irani këmbëngul se nuk po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja më 2018, duke thënë se ajo nuk mundësoi aq sa duhet adresimin e programit të raketave të Iranit ose mbështetjen që Teherani bën për grupet në Lindjen e Mesme, që janë etiketuar si organizata terroriste.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...