Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkesë FA-së për kërkimin e trupave të familjes Arrazi

Mos i humb

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë një kërkese zyrtare Forcave të Armatosura që të bashkohen për të dhënë ndihmën e tyre në operacionin e policisë, RENEA-s dhe FNSH për gjetjen e tre trupave të pajetë që dyshohet se janë mbytur në lumin Buna, nënës Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj.

Një prej trupave u gjet rastësisht nga një peshkatar dhe i përkiste vajzës 9-vjeçare të familjes Arrazi.

Sipas medieve, kërkesa zyrtare është bërë nga drejtuesi për veriun i AKMC-së, Besnik Hysaj në drejtim të FA-së dhe pritet që tashmë në këtë operacion të jenë të pranishëm edhe forcat e ushtrisë.

Kërkimet për gjetjen e trupave po vijojnë në mënyrë intensive në lumin Drin dhe Bunë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit