Manastirliu në shkollën “Shefqet Guzi” në Gramsh: Investojmë edhe në 5 shkolla në Elbasan

Mos i humb

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me drejtuesin politik të Qarkut Elbasan, deputetin Damian Gjiknuri dhe Kryetarin e Bashkisë Gramsh Besion Anjazi, vizuan kantierin ndërtues të Shkollës së Mesme “Shefqet Guzi” në Gramsh.

Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti, i cili synon të transformojë dhe modernizojë tërësisht ambientet e shkollës.

Projekti do të sigurojë kushte optimale për rreth 400 nxënësit dhe 32 mësuesit, duke përfshirë jo vetëm përmirësimin e mjediseve për mësimdhënie, por edhe duke krijuar hapësira të reja për aktivitete sportive.

Gjatë vizitës, Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturën arsimore si një element kyç për të nxitur zhvillimin dhe rritur cilësinë në arsim  në të gjithë vendin.

“Shkolla “Shqefqet Guzi” tashmë i rikthehet komunitetit, mësuesve dhe nxënësve të qytetit zë Gramshit në kushte krejtësisht bashkëkohore më të gjitha mjediset e rinovuara por edhe me palestër me fushat sportive që do ti shërbejnë më shumë se 400 nxënësve dhe 30 mësuesve të kësaj shkolle duke u përpjekur që jo vetëm infrastruktura shkollore, por edhe ato mjedise të cilat lidhen me laboratorët e shkencave dhe me laboratorët SMART, të integrohen brenda strukturave tona arsimore, për të rritur cilësinë në arsim”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastriliu gjatë inspektimit të punimeve në këtë shkollë.

Në Gramsh, nuk janë vetëm investimet në shkollën “Shefqet Guzi” që bëjnë pjesë në planin e zhvillimit arsimor. Për vitin 2024, do të fillojë rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Rilindja”, me një investim prej 111 milion lekë, e cila do të përfitojë mbi 250 nxënës. Gjithashtu, Ministrja tha se  investimet do të shtrihen në gjithë qarkun e Elbasanit.

“Përveç shkollës “Shefqet Guzi” në Gramsh, në qarkun e Elbasanit për vitet 2024-2025 kemi 5 projekte për rehabilitimin e shkollave dhe do të jenë bashkitë Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas, të cilat do të jenë pjesë e këtyre investimeve në rehabilitimin e shkollave ku do të përfitojnë 2500 nxënës. Në kuadër të programit tonë për rritjen e aftësive digjitale të nxënësve, qarkut të Elbasanit do t’i shtohen 14 laboratorë SMART. Instalimi i tyre ka filluar dhe janë  216 në të gjithë Shqipërinë”, tha ministrja Manastriliu.

Deputeti i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri tha se këto investime, janë simbol për qytetin e Gramshit sepse nga Shkolla e Mesme “Shefqet Guzi” kanë dalë shumë breza me të cilët qytetarët e Gramshit krenohen.

“Gramshi është një qytet që e ka pasur traditë arsimin dhe shumë intelektualë të Shqipërisë kanë dalë nga ky qytet ndaj dhe gramshiotët e vlerësojnë shumë investimin në arsim”, tha deputeti Gjiknuri.

Ministria e Arsimit dhe Sportit, bashkë me pushtetin lokal dhe partnerët ndërkombëtarë, janë duke finalizuar 100 objekte arsimore këtë vit, duke përfshirë shkolla dhe terrene sportive në të gjithë vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit