Ahmetaj prej 6 muajsh në arrati, KQZ me njoftim zyrtar

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se mandati i ish zv. kryeministrit Arben Ahmetaj është refuzuar nga Dallëndyshe Bici, e cila ishte emri i radhës në listë.

Kujtojmë se Ahmetajt iu dogj mandati pasi për një periudhë 6 mujore nuk u paraqit në Kuvend, sepse është në arrati.

Ndaj tij janë ngritur tre akuza penale nga SPAK, korrupsion pasiv, pastrim parash dhe deklarim i rremë dhe fshehje pasurie.

Në lidhje me këtë fakt, Kuvendi njoftoi me anë të një shkrese dy ditë më parë KQZ-në.

Ndërkohë emri i radhës në listë është ai i Pjerin Ndrecës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit