Ahmetaj: Synojmë vitin e ardhshëm rritje ekonomike 4.2 %

Mos i humb

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se vitin e ardhshëm synohet një rritje ekonomike prej 4.2 %, një ndër më të lartat në rajon. Ai ka folur në eventin “Bleta e Artë 2017”.

“Viti 2017 ka qenë një vit shumë i mirë ekonomik, krahasimisht kuptohet. Ne sot kemi një rritje ekonomike 4 herë më shumë se 4 vite më parë. Kemi tashmë një trajektore të konsoliduar rënëse të borxhit publik. Shqipëria këtu është kthyer në një shembull se si nga një disbalancë, kaos total të financave publike e makroekonomike në vitin 2013 arriti që për herë të parë në 25 vite të ketë në një vit zgjedhjesh parlamentare, ulje të borxhit publik, mos-krijim të borxhit të ri dhe një defiçit shembull prej 2%. Vitin tjetër ne synojmë një rritje ekonomike prej 4,2 %, një nder rritjet më të larta jo vetëm në rajon. Sigurisht që sfida vazhdon dhe ky mandat ka një sfidë mbi sfida, përtej reformave që janë të rreshtuara dhe me këmbëngulje punohet përditë”, tha Ahmetaj.

Ai foli edhe për punësimin, ku tha se qeveria ka në platformën e vetë një strategji të detajuar për zgjerimin e punësimit.

“Këtu dua të ndaj me ju që qeveria, dhe objektivi i Kryeministrit jam i bindur që do lançohet shumë shpejt, ka në platformën e vet një strategji të detajuar por jo në vazhdën e strategjive të paragrafëve dhe fjalëve, por të akteve dhe planeve konkrete për zgjerimin e punësimit. Qëllimi final është të garantojmë një bashkëveprim të qëndrueshëm dhe komunikim intensiv me sipërmarrjen përmes zyrave të punës më një rol tashmë pro-aktiv ndërmjetësimi, për të garantuar një përputhje optimale të nevojave dhe të ofertës në tregun e punës”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit