Ahmeti: Kuvendi duhet të vendosë kush do ta udhëheqë dialogun, jo Thaçi

Mos i humb

 

 

Një orë e gjysmë ka zgjatur tryeza e sotme e partive politike e cila është udhëhequr nga PSD. Nikoqiri i këtij takimi kryetari i PSD, Shpend Ahmeti, tha se tema kryesore e sotme ishte dialogu me Serbinë dhe platforma shtetërore për këto bisedime.

Sipas tij përfaqësimin e Kosovës në këto bisedime duhet ta vendos Kuvendi i Kosovës e jo presidenti Hashim Thaçi.

‘Ne kemi propozuar që procesin e dialogut ta udhëheq Kuvendi i Kosovës. Sot kemi dashur që të dakordohemi që së bashku të ecim përpara. Ne kemi një paqartësi se kush do ta udhëheq. Ne nuk po kërkojmë ekip uniteti, por po kërkojmë të jemi pjesëmarrës qoftë edhe në monitorim dhe një transparencë të plotë. Ne po kërkojmë që Kuvendi i Kosovës të jetë bartës si organi me i lartë ligjvënës. Nëse mandatohet Thaçi, duhet nga Kuvendi i Kosovës. Qëndrimi i PSD-së është kundër mandatimit të Thaçit’ , tha Ahmeti.

Kurse shefi i grupit parlamentar i PDK Memli Krasniqi tha se sot ishte një temë me interes që u diskutuan në tryezën e sotme, siç është ajo për dialogun. Sipas tij askush nuk duhet ti frikësohet këtij dialogu.

‘Për PDK është e rëndësishme modeli dhe pjesëmarrja sa më e gjerë. Nëse nuk duhet Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj me udhëheq atëherë kush duhet.

Njerëzit qe e kanë marrë përgjegjësin politike ata duhet me udhëheq këtë dialog. Krejt duhet të jemi në Bruksel edhe pozitë edhe opozitë’, u shprehë Krasniqi.

E ajo që dha kundërpërgjigje për Krasniqin është përfaqësuesja e Vetëvendosjes, Arbërije Nagavci e cila tha se nuk ia kanë frikën pjesëmarrjes në bisedime me Serbinë por frikën e kanë nga Presidenti Thaçi për faktin që ai nënshkruan marrëveshje që shkelin kushtetutën.

‘Ne frikësohemi nga Thaçi dhe kjo qeveri po e rikujtoj marrëveshjen e nënshkruar dikur nga Hashim. Një person qe ka nënshkruar marrëveshje që shkelin Kushtetutën dhe tani të vetëngarkohet edhe një herë si udhëheqës dialogu në Bruksel’ tha ajo./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit