BE, 5 për qind e qytetarëve punojnë nga shtëpia

Mos i humb

 

 

Pesë për qind e qytetarëve të Bashkimit Europian (BE), punojnë nga shtëpia.

Sipas të dhënave për vitin 2017 nga Zyra Europiane e Statistikave (Eurostat), 5 për qind e qytetarëve të BE-së në vend që të shkojnë në punë, kanë punuar nga shtëpia.

Në periudhën në fjalë, Holanda është vendi ku u shënua përqindja më e madhe e atyre që punojnë nga shtëpia në mesin e 28 shteteve anëtare të Unionit. Të dhënat tregojnë se 13,7 për qind e holandezëve punët i kanë kryer nga shtëpia. Pas Holandës vijon Luksemburgu me 12,7 për qind, Finlanda me 12,3 për qind dhe Austria me 9,5 për qind.

Përqindja më e ulët në fjalë u shënua në Bullgari. Vetëm 0,3 për qind e qytetarëve në Bullgari kanë punuar nga shtëpia. Bullgaria ndiqet me 0,4 për qind nga Rumania dhe 1,2 për qind nga Qiproja Greke.

Ndërsa në ekonominë më të madhe të Evropës, Gjermani 4,8 për qind e qytetarëve punojnë nga shtëpia, 6,8 për qind në Francë, 4 për qind në Britani të Madhe, 3,5 për qind në Itali dhe 4,3 për qind në Spanjë.

Kjo shifër tek femrat ka qenë 5,3 për qind, ndërsa tek meshkujt 4,7 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit