AI: Bilanci i luftës shkatërruese në Rakka nën drejtimin e SHBA-ve

Mos i humb

Organizata Amnesty International (AI) thotë se gjatë operacionit në Rakka të ndërmarrë nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të ka patur humbje të civilëve me ç’rast u ka bërë thirrje SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe të pranojnë humbjen e jetëve të civilëve dhe shkatërrimin në qytet.

AI ka publikuar raportin për periudhën qershor-tetor 2017 të koalicionit ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve në Rakka.

Në raport ku operacioni përshkruhet si “luftë shkatërruese”, thuhet se në 42 zona të ekspozuara ndaj sulmeve ajrore janë dërguar ekspertë dhe se janë kryer intervista me 112 civilë.

Gjithashtu në raport thuhet se nuk është e vërtetë retorika se koalicioni është treguar i ndjeshëm për të mos dëmtuar civilët.

“Kanë vdekur ata që qëndruan. Kanë vdekur ata që kanë tentuar të largohen. Nuk kishim para për t’u dhënë trafikantëve të qenieve njerëzore. Mbetëm të bllokuar”, ishin fjalët e Munire Hasnish një nga civilët e Rakkas, të cilët përmenden në raportin ku bëhet e ditur se janë shqyrtuar 4 familje që në sulmet ajrore kanë humbur rreth 90 anëtarë familjarë dhe fqinj.

Më tej thuhet se pavarësisht përpjekjeve për t’u larguar, Hasnish në familjen e saj në dy javët e para të gushtit ka humbur 18 anëtarë nga familja e saj, përfshirë gra dhe fëmijë, nga të cilët 9 persona e kanë humbur jetën në sulmet e koalicionit, 7 në minat e vendosura nga DEASH-i ndërsa dy të tjerë në sulmet e organizatës terroriste YPG/PKK.

Po ashtu në raport përmendet edhe familja Esved e cila vendosi të qëndronte në Rakka për shkak se nuk mund të braktisnin shtëpitë dhe bisnezet e tyre që i kishin ngritur duke punuar gjatë gjithë jetës. Lidhur me këtë familje në raport thuhet se në sulmin ajror më 28 qershor nga kjo familje kanë humbur jetën 8 anëtarë nga të cilët shumica fëmijë.

Pjesë e raportit janë edhe familja Badran ku gjatë sulmeve të ndryshme ajrore janë vrarë 39 anëtarë të saj teksa shkonin nga një vend në një vend tjetër brenda Rakkas. Edhe nga familja Fajad kanë humbur jetën 15 anëtarët e saj thuhet në raportin ku bëhet e ditur se kjo ka ndodhur vetëm disa orë përpara se YPG/PKK dhe koalicioni të përfundonin operacionin dhe të dakordoheshin me DEASH-in.

AI u bëri thirrje SHBA-ve, Francës dhe Britanisë së Madhe, të cilat morën pjesë në sulmet ajrore të hetojnë në mënyrë të paanshme pretendimet për humbjet e civilëve si dhe të pranojnë përmasat e vdekjeve civile dhe të shkatërrimit në Rakka./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit