Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj duke dënuar incidentet e fundit me motive ndëretnike, që sipas saj negativisht ndikojnë në raportet mes komuniteteve në Kosovë.
Qeveria e Kosovës, thuhet në një reagim të saj, kërkon nga organet kompetente të zbardhin rastet në fjalë që autorët të dalin përpara drejtësisë.
“Rastet e tilla kanë për synim të pengojnë përpjekjet e institucioneve për ndërtimin e një shoqërie demokratike e gjithëpërfshirëse”, thuhet në kumtesën e Qeverisë së Kosovës.
Së fundmi, Policia e Kosovës ka regjistruar tri raste të ndara të incidenteve të motivuara etnikisht mes shqiptarëve dhe serbëve.
Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastet e tilla, të bashkëpunojnë me organet e rendit./Rtv Islam/


