Airbus do të ndërpresë prodhimin në Francë dhe Spanjë

Mos i humb

Prodhuesi evropian i avionëve, Airbus ka njoftuar se do të ndërpresë për katër ditë prodhimin në fabrikat e saj në Francë dhe Spanjë për shkak të kufizimeve të vendosura në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (Covid-19).

Në një deklaratë nga Airbus thuhet se kompania do të ndërpresë gjatë katër ditëve aktivitetet e prodhimit dhe montazhit në fabrikat e saj në Francë dhe Spanjë për shkak të masave të reja nga qeveritë e këtyre vendeve për kufizimin e lëvizjes së lirë dhe përphapjes së epidemisë së koronavirusit.

“Këto (4 ditë) ofrojnë kohë të mjaftueshme për zbatimin e masave të rrepta për sigurinë, shëndetin, higjienën, pastërtinë dhe distancimin social ndërsa do të rrisë efikasitetin tonë në kushte të reja të punës”, thuhet në deklaratën ku vihet në dukje se Airbus në këto vende do të vazhdojë të rrisë punimet nga shtëpia në çdo fushë të mundshme.

E vendosur në jugperëndim të Francës, Toulouse është e njohur si qendra më e madhe e aviacionit në Evropë dhe karahas që është kompleksi më i madh i Aribus-it ajo gjithashtu është edhe qendra e përgjithshme e kompanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit