Aksident me vdekje në Lushnje, shoferi humb kontrollin prej problemeve shëndetësore, u përplas me murin

Mos i humb

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Plug të Lushnjes. 53-vjeçari N.R, duke drejtuar automjetin ”Benz”, prej problemeve shëndetësore ka humbur kontrollin dhe u përplas me murin në anë të rrugës.

Drejtuesi ka gjetur vdekjen pas përplasjes me murin.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Lushnjë
Informacion paraprak

Sot rreth orës 09:40, në fshatin Plug, Lushnjë, shtetasi N. R., 53 vjeç, banues në Plug, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se për shkak të problemeve shëndetësore, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në anë të rrugës dhe ka ndërruar jetë.

Në vëndngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit