Aksident rrugor në Nigeri, 18 të vdekur

Mos i humb

Së paku 19 persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ndodhi mbrëmë në Nigeri.

Në rrugën që lidh qytetin Ondo me kryeqytetin Abuja u përplasën një autobus dhe kamion.

Zëdhënësi i policisë në krahinën Ondo, Femi Joseph, njoftoi se pas përplasjes së drejtpërdrejtë në autobus shpërtheu edhe zjarr.

Sipas informacioneve të para, në aksident humbën jetën së paku 19 pasagjerë, ndërsa disa të tjerë u lënduan.

Në mesin e të lënduarve ka shumë në rrezik për jetën, ndërsa është ngritur hetim për shkaqet e fatkeqësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit