Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti në lumin Danub

Mos i humb

Policia hungareze thotë se trupi i një turisti tjetër të Koresë së Jugut është gjetur pas aksidentit të 29 majit në të cilin anija me turistë u fundos për pak sekonda pasi u përplas me një anije të madhe në lumin Danub, duke rritur në 20 numrin e të vdekurve.

Policia tha të dielën se janë duke kërkuar ende për shtatë jugkoreanë të tjerë dhe kapitenin e varkës së fundosur.

Policia tha se trupi i gruas nga Koreja e Jugut u gjet në qytetin Szazhalombatta, rreth 29 kilometra në drejtim të rrjedhës nga vendi i përplasjes në Budapest, pranë ndërtesës së Parlamentit hungarez.

Vetëm shtatë persona, të gjithë verikoreanë, u shpëtuan.

Një vinç i madh lundrues është vendosur në urën Margit në vazhdën e përgatitjeve në vazhdim për nxjerrjen e anijes nga fundi i lumit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit