Aksidenti i merr jeten shqiptarit ne Itali, la pas 3 fëmijë jetim

Mos i humb

ITALI- Një aksidenti i rëndë ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar. Sipas mediave atje 38-vjeçari Klodian Tatani po udhëtonte me mjetin e tij tip “Panda” kur u përplas me një mjet tjetër.

Përplasja ishte shumë e fuqishme dhe i mori jetën babait të 3 fëmijëve të vegjël.

Klodiani lë pas gruan e tij Mejten dhe tre djemtë, Aleksin, Meidjanin e Manuelin, respektivisht 14, 8 dhe 4 vjeç.

“Një punëtor i palodhur, i cili në kohën e lirë ishte duke restauruar një shtëpi historike në Sant’Elena e cila në të shkuarën i përkiste fotografit Scoffone”, shkruhet në rrjetet sociale në nder të viktimës.

Aksidenti i rëndë ndodhi në një kthesë mes Villafranca dhe Dusino San Michele ndërsa rruga ka qenë e lagësht dhe e rrëshqitshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit