Konferenca e fundit me mediat, Rama ndalet te kriza energjetike

Mos i humb

TIRANE– Kryeministri Edi Rama e nisi konferencën e fundit me gazetarët duke folur për krizën energjitike duke theksuar se e kishte paralajmëruar më herët.

Megjithate kreu i qeverisë theksoi se teksa vendet e tjera të rajonit dhe Europës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi që të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje.

Nga t’ja nis? E nisim nga një krizë tashmë e njohur globale që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve, të cilat së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mërparshme kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92, 100 deri në 120 por 450 euro është një çmim marramendës. Kjo krizë të cilën unë e kam paralajmëruar disa kohë më parë dhe paralajmërimi u komentua si një alarm fals, nuk duket se ka fund të qartë. Eshtë folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë, ndërkohë që kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Gjithsesi kur vendet rrotull janë duke përgatitur rritje çmimesh, ne i kemi qendruar një ideje fikse se do ti bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël”- tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit