Aksidenti në Bullgari, Kurti: Një udhëtim që duhet të përmbyllej me gëzim u ndërpre tragjikisht

Mos i humb

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë në zi kombëtare pas aksidentit tragjik që shkaktoi 45 viktima.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova bashkëndjenë me Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët tronditur nga kjo tragjedi kombëtare.

I pari i Qeverisë së Kosovës, në adresimin e tij tha se një udhëtim që do të duhet të përmbyllej me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën e Strumës në Bullgari.

“Një udhëtim që do të duhet të përmbyllet me gëzimin e kthimit në shtëpi u ndërpre tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm në autostradën e Strumës në Bullgari. 46 qytetarë prej tyre 12 fëmijë nuk kanë arritur t’i mbijetojnë flakëve të zjarrit që kaploi autobusin që po kthehej nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut. Republika e Kosovës bashkëndjenë me Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga kjo tragjedi kombëtare. Ne emër tim dhe Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve që i humbën të dashurit në këtë fatkeqësi. Të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejtë dhe urojmë që tragjeditë e tilla të mos na përsëriten. Në shenjë solidarizimi dhe nderimi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dita e sotme është ditë zie shtetërore”, tha Kurti.

Në nderim të viktimave Kosova ka shpall sot ditë zie shtetërore.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e hershëm të së martës, viktima të secilës ishin kryesisht qytetarë nga Maqedonia e Veriut. Ndërsa shtatë të lënduarit sipas mjekëve janë në gjendje stabile.

Mjekja e kirurgjisë plastike, Maja Argirova tregoi sot se të lënduarit pritet të dalin deri në fund të javës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit