Grabiti portofolat me lekë e florinj tre grave, arrestohet i mituri në Fier/ Në pranga u vu edhe një 37-vjeçar

Mos i humb

Policia e Fierit ka kapur dhe arrestuar një 16-vjeçar, i cili u vodhi paratë 3 shtetaseve pak ditën më parë.

Policia arrestoi shtetasin O. M., 16 vjeç, banues në Drizë, pasi në lagjen “Apollonia” ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë.

Ndërkaq, ky shtetas në lagjen “Kastriot” ka vjedhur portofolin e shtetases R. L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri.

Ndërsa, në lagjen “1 Maji” ai ka vjedhur shumën prej 30.000 lekësh në farmacinë e shtetases J. H.

Policia vuri në pranga edhe një 37-vjeçar, shtetasin G. Z., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar babain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit