Aksidentoi eksortën e ish-kryeministrit Berisha, procedohet 24-vjeçari

Mos i humb

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur procedimi ndaj 24-vjeçarit A.M nga Prishtina, i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi eskortën e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas takimit që ky i fundit kishte me demokratët e Kurbinit.

Blutë bëjnë me dije se makina që drejtonte ai është përplasur me një tjetër automjet duke shkaktuar aksidentin e makinës shoqëruese të Sali Berishës.

Të tre automjetet kanë qenë duke ecur njëri pas tjetrit me të njëjtin sens lëvizje në korsinë e shpejtësisë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, njofton policia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit