Aksione masive nga policia Rrugore e Beratit, arrestohen 3 shoferë, 321 të proceduar

Mos i humb

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Beratit, ndërsa janë ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që kanë thyer rregullat e qarkullimit.

Burime zyrtare bënë me dije se janë proceduar administrativisht gjithsej 321 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Ndërkohë në pranga kanë rënë 3 persona.

NJOFTIMI I POLICISE

Janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh, 2 prej tyre pasi drejtonin automjetin, në gjendje të dehur, ndërsa 1 tjetër sepse drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

15 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Janë proceduar administrativisht 13 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

32 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

Janë vendosur 58 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 2 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë vendosur 15 masa administrative për drejtim të motomjetit, pa kaskë mbrojtëse.

Gjithashtu janë vendosur 186 masa të tjera administrative, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Beratit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit