Akti normativ, 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni që nuk kursen 15% të energjisë elektrike

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë në të cilën u vendos se çdo institucion shtetëror do të ulë konsumin e energjisë elektrike në një masë prej 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

Sipas saj çdo institucion do të mbikëqyret nga një administrator, i cili do të ketë synim të ulë konsumin e energjisë elektrike në çdo institucion, ndërsa titullarët e tyre do të gjobiten me një masë prej 50 mijë lekësh të reja.

“Do të kërkojmë uljen e konsumit të energjisë elektrike për sa i përket institucioneve shtetërore.

Për këtë arsye përmes këtij projekt-akti kërkojmë nga 15 % të energjisë së konsumuar krahasuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji është ekuivalente me 3.4 miliardë lekë.

Duke nisur nga të gjithë institucionet shtetërore do emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 % për çdo institucion.

Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”, u shpreh Balluku.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit