Al Thani: Shkaku i situatës së tanishme është loja për pushtet

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Katarit, Muhammed bin Abdurrahman Al Thani, tha se shkaku i përjetimeve të ndodhura në rajon është një lojë për pushtet e cila shkakton polarizim edhe brenda vendeve edhe në rajon.

“Shkaku i situatës së tanishme është loja për pushtet. Kjo lojë për pushtet po shkakton polaritet në rajon dhe brenda vendeve. Kjo ndodh edhe brenda vendeve ashtu si në Libi, Jemen dhe Irak. Kjo çon në radikalizëm, terrorizëm dhe përhapjen e tyre jashtë vendit”, është shprehur Al Thani, duke tërhequr vëmendjen se në rajon është i pranishëm një destabilizim.

Ai ka folur për politikën e jashtme të vendit të tij në ditën e fundit të “Forumit të Dialogut të Mesdheut – MED 2017”, i cili këtë vit mbahet për herë të 3-të në Romë të Italisë nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Politike (ISPI).

Pasi ka shpjeguar se ndaj kësaj situate kontribuojnë edhe sjelljet e liderëve të vendeve, sipas tij sjellje aventureske të cilat shkaktojnë këtë destabilizm, Al Thani është shprehur: “Diskutojmë vetëm rezultatet e problemeve aktuale. Ende nuk janë vlerësuar rrënjët, shkaqet e vërteta. Gjëra të cilat duhet të vërehen. Ne këtu duhet të shikojmë arsyet që na kanë sjellë deri këtu. Për sigurinë rajonale nevojitet dialog dhe iniciativa”.

Ndër të tjera kryediplomati i Katarit në lidhje me çështjen Izrael-Palestinë ka vënë në dukje se ata mbështesin zgjidhjen me dy shtete dhe se do të mbështesin përpjekjet në këtë drejtim, ku dhe ka bërë të ditur se palët duhet të kenë një qasje me seriozitet ndaj çështjes./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit