Pretendohet se EBA ka arrestuar ish-kryeministrin e Egjiptit

Mos i humb

Pretendohet se është arrestuar ish-kryeministri egjiptian, Ahmed Shefik, i cili banon në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe i cili ka njoftuar kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen periudhën e ardhshme në vendin e tij.

Dina Adli Husein, avokati i Shefik në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë të tij në Facebook, është shprehur se “Qeveria e EBA-së ka arrestuar në shtëpinë e tij Ahmed Shefik për ta dërguar në Egjipt.”

Husein gjithashtu ka vënë në dukje se ka humbur kontaktet me Shefik. Ndërkohë që nga EBA ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me çështjen.

Ish-kryeministri Shefik kishte vendosur kanidaturën e tij edhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në Egjipt të cilat i fitoi Muhammed Mursi i larguar nga detyra me grusht shteti. Ai gjithashtu kishte njoftuar se do të kandidonte në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vendin e tij në vitin 2018.

Shefik pas këtij vendimi ishte shprehur se qeveria e EBA-së kishte vendosur ndalesën e udhëtimit ndaj tij. Avokati Husein në një deklaratë të mëparshme kishte informuar se Shefik do të nisej fillimisht drejt Francës dhe më pas drejt Egjiptit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit