Hamasi paralajmëron SHBA-të për “zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem”

Mos i humb

Grupi palestinez i rezistencës, Hamas, ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi planet e kësaj të fundit për të zhvendosur ambasadën në Jerusalem, dhe të njoh këtë qytet për kryeqytet të Izraelit.

Në një deklaratë të publikuar të shtunën, Hamasi thotë se një veprim i tillë amerikan, “paraqet sulm mbi qytetin, dhe në të njëjtën kohë do t’i përshkruaj (Izraelit) legjitimitetin mbi qytetin”. Ditë më parë, mediat amerikane thanë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është duke marrë në konsideratë njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Hamasi nga ana e tij, vlerëson se ky veprim amerikan “do ti mundësonte Izraelit të vazhdoj me judaizimin e Jerusalemit dhe dëbimin e palestinezëve nga qyteti”, duke u bërë thirrje shteteve arabe dhe atyre muslimane të punojnë në drejtim të parandalimit të një veprimi të tillë të mundshëm.

Gjatë fushatës parazgjedhore, Trump, kishte premtuar zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jerusalem. Jerusalemi mbetet thelbi i konfliktit izraelito-palestinez, në të cilin palestinezët këmbëngulin që Jerusalemi Lindor të jetë kryeqyteti i shtetit të ardhshëm palestinez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit