Albgaz dhe Snam marrëveshje për mirëmbajtjen e tubacioneve të TAP-it

Mos i humb

 

Operatori italian i sistemit të transmetimit të gazit Snam dhe operatori shqiptar i infrastrukturës së gazit Albgaz nënshkruan në Tiranë marrëveshje për të formuar një ndërmarrje të përbashkët për operimin dhe mirëmbajtjen e tubacioneve të gazsjellësit TAP në territorin e Shqipërisë.

Ndërmarrja e përbashkët, 75 për qind në pronësi të Albgaz dhe 25 për qind nga Snam, synon të ofrojë shërbime të lidhura me tubacionet e gazit në Shqipëri.

Sipas njoftimit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, shoqëria e përbashkët e krijuar nga Albgaz dhe Snam ka filluar negociatat me TAP-in për marrëveshjen e shërbimeve operacionale dhe të mirëmbajtjes.

Brenda vitit 2019 pritet të përmbyllen edhe rekrutimet e punonjësve dhe trajnimet e tyre në Itali dhe në Shqipëri. Sipas njoftimit, pas vitit 2020, kur pritet edhe fillimi i operimit të TAP, shoqëria e përbashkët do të ofrojë gjithë spektrin e shërbimeve.

Albgaz u krijua në janar të vitit 2017 dhe është përgjegjës për ndërtimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së tregut të gazit në Shqipëri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit