Alibeaj prezanton platformën për PD: Kam bërë thirrje dhe akte për bashkim. Çdo deputet të shohë përtej interesit

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për mediat për të prezantuar platformën e tij të bashkimit të PD.

Alibeaj tha se që prej fillimit ka bërë thirrje dhe akte për bashkim.

Alibeaj deklaroi se ka ardhur koha që çdo deputet të shohë përtej interesit të vetë, përtej interesit të ngushtë për bashkimin e demokratëve

Sipas Alibeajt, hapi i parë për bashkimin e demokratëve është certifikimi i anëtarësisë aktuale si dhe rikthimin e të përjashtuarve ne parti si dje anulimi i zgjedhjeve te njëanshme në bazë.

Pikat e platformës
1- Grupi Parlamentar i PD apelon me forcë për shmangien e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes
2- Deputetët e përjashtuar apo pezulluar në 12 janar 2022, rikthehen në grup
3- Anulohet çdo proces i njëanshëm riorganizimi apo mbledhje të strukturave qendrore të partisë
4- Grupi Parlamentar ngre një grup pune të përbashkët për realizimin e bashkimit të partisë.
5- Grupi i Përbashkët përcakton strukturat zbatuese të planit të bashkimit.
Hapi i parë: Certifikimi i anëtarësisë aktuale
Hapi 2: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege.
Hapi 3: Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit