Alibeaj: Sot është vetëm fillimi, tringëllima e prangave…

Mos i humb

I ashpër ka qenë qëndrimi i Enkelejd Alibeja lidhur me Portin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend Alibeaj tha se sapo marrëveshja të miratohet opozita do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese.

Pjesë nga fjala në Kuvend:

Alibeaj: Sipas llogarisë që bën gjithsecili e di që ka një përqindje dhe po marrë një përqindje që këta kanë vendosur 30%… Vjedhja shpërdorimi është ta përdorësh si pronën e babait. Afera më e madhe që po u bëhet Shqipërisë dhe nuk ka mbaruar këtu. Është e vërtetë që është I vjetër, port ë gjitha ato shërbime që jepen aty ku do të shkojnë me cilin port të rid he me çfarë parash.

Nuk e kemi luksin të heqim dorë nga një port që është nyja ekonimike e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e më gjerë. Me sa para keni vendosur për ta çuar në një vend tjetër? Ngrejë supet nuk dinë gjë thonë…Kemi bërë një projekt vetëm për studim janë 10 mln euro.

Duhet jo më pak se 1 mld për ta zhvendosur atë port zhele, pyetja është kush i paguan, përse të mos i paguajë ky Aladini. Do të ndërtojë pallate në Durrës, pa fund. Ka nevojë për një port të ri, jemi shumë dakord , pori vënë një kryq të madh popullit që është, t’ vësh një kryq të madh vlerës gjeostragjike, ekonomike , historike, e kemi vetëm ne dhe duhet ta ruajmë.

Kërkohet të mbulohet thjesht me patriotizmin kjo hajdutëri, Erdhi ky thjesht bëhet si me inceneratorët,. Por ky ka parashikuar , 1.9 mld para që do të vijnë dhe thithen nga kjo gropë e zezë dhe do të mbyllin gojën e deputeteve ,bizneseve, një kërmë që do tërheqë oligarkët e tij, krimin , kaq e frikshme është kjo që po ndodh.

Ai vjen këtu merr plaçkat e ikën dhe thotë që do ta votojnë. Këtë e dimë që do ta votoni , turpi 3 ditë zgjat dhe një biftek tek Nusreti mbaron puna. Por krimi, ligji nuk do të ekzistojë, shteti do të bjerë, medias do t’i mbyllet goja si me inceneratorët. Duhet ta themi se mos bie ndonjë gjë nga këto 1.2 mld. Vendoset sot, tundimi është i madh, presioni është I madh.

Shumë oligarkë kanë ndarë llokmat, shumë banda të krimit janë duke nxjerrë nga poshtë dyshekëve paratë e krimit dhe ky garanton t’ja pastrojë paratë. Ligji, shteti është vetëm një mirazh, me kaq para kimi blen gjithçka, ky është fundi I shtetit, demokracisë, fundi I ëndrrës për të shkuar në Europë.

Është parajsë e krimit dhe pastrimit të parave kështu do të shndërrohet ky vend. Për ta ndaluar do të duhet ta shfaqin dhe jo të ulin kokën dhe të thonë ishin të detyruar…Fatkeqësia më e madhe që po I ndodh Shqipërisë, solli ky ndonjë të mirë me kanabisin, asgjë. Keq e më keq. Dhe kjo është qershia mbi tortë.

Ky është detyrimi që ka kjo pjesë e opozitës, si ka mundësi që ca nga opozita nulin këmbë që kjo të mos ndodhë? Çfarë kanë këta që dalin kundër? E tha ky…kur vjen momenti për të folur e për të nxjerrë dokumente heshtin mbyllin gojën. Jo ky është momenti.

Kjo vjen për faktin që kjo pjesë nuk është e kapur dhe pë këtë ka nevojë Shqipëria. Vjen njëri këtu dhe bën përgjërimin më të madh…për shqiptarët duke siguruar këtë ndihmë kaq të madhe nga Lindja e largët. Është një teatër. Me këtë qëndrim aq sa jemi nuk do të ndalemi. I kërkuam dhe BE të shprehej. Brukseli na e do të mirën. A është kjo një mundësi të jetësojë planin e amnistisë fiskale? Paraj del a pastër pasi hyn sterrë nga krimi, po si bëjmë këtë ?

Nëpërmjet pasaportave të arta. Ta shesësh Shqipërinë në duart e krimit, ta bëjnë koshin më të madh të plehrave të mbeturinave në botë. Tha do pastronte portin e Durrësit, por po  e kthen në koshin më të madh të parave të krimit në mes të Europës. Kaq e thjeshtë është. Ky patrioti i madh, dihatjen se kuptova çfarë e kishte!

Është arti i vjedhjes. 2.1 mld është para e madhe…ndaj ka edhe dihatjen, janë simptomat e hajdutit, mori leckën dhe iku. Por sapo ta miratoni do ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese, këtë ka detyrim opozita.

Kjo e sotmja është vetëm fillimi, tringëllimat e prangave të dy javëve më parë duhet t’i keni parasysh. Ne kemi detyrim për ta bërë me dije. Besoni kur orteku të dalë nuk do ketë më poezi e vjersha, kujdes nga ajo ditë…

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit