Alibeaj: Të nisë procedimi penal për Ramën!

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar në Partinë Demokratike Enkelejd Alibeaj tha se heshtja e kryeministrit për tu përballur në interpelancë për Charles McGonigal e inkriminon atë në këtë çështje.

Alibeaj tha se duhet të nisë një procedim penal një orë e më parë.

‘Është e turpshme, për një skandal të madh të bërë publik jo bazuar në një thashethemnajë port ë drejtësisë amerikane ka një pretendim se është përfshirë në një vorbull korruptive shumë të rëndë.

Ai ka detyrim politik institucional ligjor që ti përgjigjet një kërkesë për interpelancë.

Faktet që kanë dalë nga dokumentet amerikane i referohen atij.

Takimet e personave të marrë të pandehur janë takuar me kryeministrin jo me dikë tjetër. Më e pakta do të ishte detyrimi për të ardhur në sallën e parlamentit.

A është ai që ka dhënë para për të sulmuar opozitën. Ka detyrime politike.

Heshtja ju takon vetëm atyre shtetasve shqiptar që janë marrë të pandehur nga drejtësia shqiptare.

Të dhënat janë publik edhe të dhënat i janë vënë në dispozicion dhe për këtë arsye, procedimi penal do duhet të fillojë një orë e më parë.

Ai do të heshtë, nuk ka për të ardhur. Heshtja do të jetë inkriminimi i tij. Ka dy seanca që nuk ka ardhur. Praktikisht sot ky vend nuk ka kryeministër ‘de facto’.

Sot isha për një vizitë zyrtare në SHBA. kam kërkuar që t’u lehtësoj të gjitha problemet që ka krijuar ky njeri.

Nuk qëndron delegimi i interpelancës. Duhet të jepet fakte, për rrethana dhe ngjarje që kanë pjesëmarrës personalisht Edi Ramën. ‘- u shpreh Alibeaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit