“Alo”-ja e kërcënuar: SHBA përgjoi 500 milionë telefonata vetëm në vitin 2017

Mos i humb

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA ka përgjuar 534 telefonata të brendshme, bëri të ditur një raport i publikuar këtë fundjavë.

Agjencia ka përdorur kompetencat e saj për të përgjuar telefonata apo mesazhet me tekst, theksohet në raportin e përgatitur nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare.

Metadata nuk zbuloi përmbajtjen e thirrjeve telefonike por lejoi që NSA të gjurmonte njerëzit që thjeshtë janë dyshuar për telefonata apo mesazhe të dyshimta.

Metadata është një aplikacion që është menduar të jetë anonim, megjithatë ai mund të përdoret për të identifikuar individë të ndryshëm.

Kështu ndodhi me një avokat në universitetin e Stanfordit.  Numri i të dhënave telefonike të marra nga NSA vitin e kaluar ishte trefishi i atyre që u përgjuan në vitin 2016.

Rritja e madhe me 151 milionë ndodhi gjatë vitit të dytë të plotë të një sistemi të ri të mbikqyrjes të krijuar në agjencinë e spiunazhit të SHBA-së.

Ligjvënësit miratuan një ligj në vitin 2015 që synonte kufizimin e përgjimit, por që në fakt ndodhi e kundërta. Shumë avokatë të të drejtave civile kanë nisur çështje në gjykatat e mbarë Amerikës për të kërkuar pezullimin e përgjimit.

Në fakt regjistrimet e thirrjeve të vitit 2017 janë shumë më pak se miliarda biseda në ditë, sipas sistemit të vrojtimit të vjetër të NSA, i cili u ekspozua nga ish-agjenti i shërbimit sekret Edvvard Snowden në vitin 2013.

Avokatët e privatësisë kanë bërë të ditur se edhe pas rastit Sonovvden, përgjimet kanë vijuar pa teklif në të gjithë Amerikën dhe jo vetëm nga NSA-ja por FBI, CIA e agjenci të tjera.

“Transparenca e komunitetit të inteligjencës e duhet të jetë e plotë dhe periodike që t’i përgjigjet kësaj rritje dramatike të përgjimeve”, tha Robyn Greene, këshilltare në Institutin Open Technology të Uashingtonit që fokusohet në çështjet digjitale.

“Qeveria nuk ka ndryshuar mënyrën në të cilën ajo përdor autoritetin e saj për të marrë të dhënat apo për të përgjuar”, tha Timothy Barrett, një zëdhënës në Zyrën e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, e cila publikoi raportin vjetor.

“NSA ka zbuluar se një numër faktorësh mund të ndikojnë në sasinë e të dhënave të mbledhur”, tha Barrett. Këto përfshijnë numrin e kushteve të përzgjedhjes të miratuara nga gjykata, të cilat mund të jenë një numër telefoni i dikujt që është objekt i një hetimi, ose shuma e informacionit historik të mbajtur nga ofruesit e shërbimeve telefonike, sqaroi ai.

“Ne presim që ky numër të ulet nga viti në vit”, theksoi Barrett.

Zyrtarët e inteligjencës thonë që rritja e telefonatave të përgjuara vjen edhe nga shumëfishimi që ndodh kur përgjohet një person nën hetimk, i cili flet me një numër të madh personash dhe automatikisht të gjithë bëhen object përgjimi.

Raporti tregoi gjithashtu një rritje në numrin e përgjimeve të të huajve që jetojnë jashtë Shteteve të Bashkuara.

Edhe ata ishin në shënjestër në bazë të një programi të mbikqyrjes Internet warrantless, të njohur si Seksioni 702 i Aktit të Mbikqyrjes Inteligjencës së Jashtme, që Kongresi e rinovoi në fillim të këtij viti.

Kjo shifër u rrit në 129.080 persona të përgjuar  nga 106.469 persona në vitin 2016, thuhet në raport.

Agjencitë amerikane të inteligjencës e konsiderojnë amendamentin 702 një mjet jetik për të mbrojtur sigurinë kombëtare, por avokatët e privatësisë thonë se programi mbledh një numër të panjohur komunikimesh që nuk u përkasin amerikanëve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit