Pagesa për qera të institucioneve kosovare, ja sa para derdhen brenda një viti

Mos i humb

Më shumë se një milion euro, para të kosovarëve shkojnë për pagesën e qerave për institucionet e Kosovës, pasi shumica e Ministrive kanë agjenci të vendosura në objekte private.

Më së shumti para për qira harxhon Ministria e Financave që drejtohet nga Bedri Hamza, me gati 300 mijë euro.

Sipas një dokumenti të siguruar nga Gazeta Express kaq paguajnë Ministritë dhe Agjencionet e ndryshme për qera:

Ministria e Financave saktësisht paguan 287 mijë euro në muaj, Ministria e Infrastrukturës 44 mijë e 400 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 33 mijë e 600 euro, Administrata Tatimore e Kosovës 235 mijë e 119 euro, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 115 mijë e 200 euro, Komisioni i Pavarur për Media 75 mijë euro në muaj, Autoriteti Rregullator i Kominikimeve elektronike dhe Postare  mijë euro në muaj, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike  50 mijë euro, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas 15 mijë euro në muaj, Zyra Kombëtare e Auditimit 145 mijë euro në muaj, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 68 mijë euro, Autoriteti i Avacionit Civil 45 mijë euro, Zyra Rregullorarit për Ujë dhe Mbeturina 42 mijë euro në muaj.

Zyrtarët e qeverisë kanë paralajmëruar zvogëlimin e agjencive pasi një pjesë e madhe s’kryejnë kurrfarë funksionesh ose mund të shkrihen nëpër Ministritë e ndryshme.

Ka pasur premtime prej partive se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të Ministrive, por deri më tash, ka ndodhur e kundërta, janë shtuar ato.

Aktualisht, qeveria e Kosovës i ka 21 Ministra, 5 zv.kryeministra e gati 100 zv.ministra. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit