Aloe Vera Kundër Sinozitit dhe Shqetësimeve të Frymëmarrjes

Mos i humb

Bukëvale në Shtëpi – Ideale Për Një Darkë të Ngrohtë, të Shijshme

E ëmbël apo e kripur, bukëvalja mbetet përherë një nga gatimet më të hershme e të shijshme të kuzhinës tradicionale shqiptare.

Perimet Që Largojnë Fryrjen e Stomakut

Nëse ka këshillë që pranohet  nga të gjithë ekipet e ekspertëve është që njeriu duhet të hajë sa më shumë perime.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Afrikën tejkalon shifrën 52 mijë

Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë...

Britania e Madhe një hap më afër vaksinës ndaj COVID-19, qeveria kërkon të vlerësohet për përdorim ajo e Oksfordit

Britania e Madhe kërkon sa më shpejt të përdorë vaksinën e Okfordit, që e prodhon kompania farmaceutike AstraZeneca e cila ofron 70%...

Aloe Vera është quajtur prej shekujsh ‘bima e mrekullisë.’ Ajo është përdorur gjërësisht në një pafundësi produktesh, por kjo bimë bën me të vërtetë mrekullira për shëndetin e organizmit.

Gjethja mrekullibërëse përmban 200 përbërës të dobishëm, përfshirë 20 minerale, 18 amino acide dhe 12 vitamina.

Aloe Vera ul inflamacionin në kocka dhe përshpejton shërimin nga sinoziti. Ajo bën mrekullira edhe kundër rrjedhjeve të hundëve.

Lajmi i mirë është që Aloe Verën e gjejmë kudo, madje mund ta rrisim vetë në shtëpi dhe falë saj të përgatisim kura nga më të ndryshmet.

Aloe Vera përdoret shumë kundër sinozitit

Mund të krijoni një locion spërkatës me ujë deti ose ujë me kripë dhe Aloe Vera.

Kombinoni 500 ml me ujë me kripë dhe 50 ml me lëng të Aloe Verës, pothuajse sa një filxhan kafeje.

Hidheni lëngun në një shishe ekzistuese për spray në hundë dhe përdoreni sipas nevojës disa herë në ditë.

Do të merrni qetësim dhe shenjat e sinozitit do të fashiten brenda pak kohe.

Aloe Vera për rregullimin e frymëmarrjes

Prisni në gjysmë një gjethe të Aloe Verës. Shtrydheni me gishta lëngun xhelatinoz dhe hidheni në një shishe të vogël qelqi me ngjyrë të errët. Ruajeni për përdorim të mëvonshëm.

Hidhni nga dy pika në secilën vrimë të hundës përpara se të bini në gjumë.

Do të ndjeni menjëherë zhbllokimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe do të shijoni një gjumë të qetë.

Mënyra e dytë është të hidhni disa copa të gjethes së Aloe Verës dhe disa gjethe eukalipti në një enë me ujë. Lëreni ujin të valojë dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Mbulojeni kokën me një peshqir dhe thithni avullin që lëshon lëngu me gjethet fantastike. Kjo është një kurë e mrekullueshme kundër rinitit.

Kjo është rrufa e vazhdueshme që vjen si pasojë e ftohjeve dhe flukseve të korrenteve të ajrit edhe gjatë vjeshtës.

Ju mund të përdorni edhe gjethen e Aloe Verës duke e vendosur atë në ballë për disa minuta. Xhelin mund ta përdorni në kompresa kundër dhimbjes së kokës, bllokimeve të frymëmarrjes dhe për qetësim.

Aloe Vera si zgjidhje natyrale

Një studim i vitit 2011 nga Universiteti Johns Hopkins në Baltimore të Shteteve të Bashkuara, nxorri në pah përfitimet që vinin nga përzierja e 5 vajrave natyralë me antioksidantë siç janë aloe vera, arrë kokosi, portokall, nenexhik dhe vitamina E.

Studiuesit arritën në konkluzione të rëndësishme. Këto vajra mundeshin të ulnin me sukses inflamacionin dhe stresin oksidues që shkaktojnë probleme në mukozën e hundës dhe në rrugët e frymë marrjes.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...