Cilat Janë Ushqimet Që Rrisin Humorin Dhe Largojnë Mërzinë

Mos i humb

Kriza e thellë nga Covid-19/ Në Kosovë kërkohet seancë e jashtëzakonshme për pr.ligjin e rimëkëmbjes ekonomike

Partia Demokratike e Kosovës do të inicojë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për projektligjin e rimëkëmbjes ekonomike. “Presim...

Joe Biden i shkruan letër shoqatës shqiptaro-amerikane: Ne do të shpëtojmë planetin

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës “Miqtë e Amerikës” me rastin...

Covid-19, Izraeli regjistron mbi 1 000 infektime në 24 orët e fundit

Për herë të parë në më shumë se katër javë, numri i infeksioneve të reja të përditshme me koronavirus në Izrael ka...

Arrin në 1 milion numri i të infektuarve nga koronavirusi në Gjermani, rekord infektimesh në 24 orë

Të premten në Gjermani autoritetet shëndetësore njoftuan se numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë, ka...

Në artikujt e AgroWeb.org keni mësuar për aftësinë e ushqimeve për të përmirësuar kujtesën, zbutur dhimbjet e të tjera.

Por aftësitë e ushqimeve shkojnë përtej.

Të dhënat studimore të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se ka disa ushqime që mund të përmirësojnë humorin duke nxitur çlirimin e disa hormoneve të mira në tru.

Të gjithë e dimë fuqinë e humorit të keq dhe ndikimin e tij në mbarëvajtjen e ditës.

Humori i keq shpërthen si pasojë e dozave të ulëta të dopaminës dhe serotoninës, dy hormone që prodhohen në tru e që janë përgjegjëse për mendime të gëzuara dhe ndjenja pozitive.

Mungesa e dopaminës dhe serotoninës mund ta bëjë një person të ndihet i acaruar, në depresion apo në ankth.

Rrjedhimisht është shumë e rëndësishme që truri të ushqehet me produkte që nxisin prodhimin e këtyre hormoneve.

Një regjim i shëndetshëm ushqimor mund të përmirësojë humorin në përgjithësi, por ushqimet e mëposhtme arrijnë të përmirësojnë humorin në mënyrë krejt natyrale dhe menjëherë.

Buka me drithëra të plota

Buka është e pasur me karbohidrate që arrijnë shumë shpejt tek qelizat e trurit dhe nxisin prodhimin e serotoninës.

AgroWeb.org ju rekomandon të keni kujdes me sasinë nëse keni problem peshën.

Çokollata

Çokollata, veçanërisht ajo e zezë, është një ushqim tjetër që gëzon trurin.

Çokollata përmban shumë antioksidantë që të ngrejnë humorin menjëherë dhe trajtojnë simptomat e depresionit.

Spinaqi

Përbërësit natyralë të spinaqit përmirësojnë humorin shumë lehtë.

Kjo barishte është e pasur me hekur dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në tru, duke nxitur prodhimin e hormoneve të mira.

Portokallet

Portokallet janë ndër agrumet më të rekomanduara kundër depresionit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe folat, të cilat ndihmojnë në rritjen e nivelit të dopaminës.

Peshku

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, peshku është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që përmiërsojnë humorin duke rritur nivelet e serotoninës.

Shafrani i Indisë – Tumerik

Shafrani është një erëz shumë e mirë për humorin dhe gjendjen shpirtërore.

Konsumi i tij shmang luhatjet e humorit gjatë simptomave të ciklit tek gratë.

Shafranin apo tumerikun e gjeni në markete dhe dyqane ku shiten erëzat.

Arra E Kokosit

Arra e kokosit përmban acide yndyrore omega-3.

Ato kanë aftësinë të stimulojnë prodhimin e serotoninës dhe të qetësojnë nervat.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Të gjithë anëtarët e BE-së do të kenë qasje në vaksinën COVID-19 në të njëjtën kohë

Spahn dhe komisionarja evropiane përgjegjëse për shëndetësinë, Stella Kyriakides, dhanë deklarata për gazetarët pas takimit të mbajtur nëpërmjet internetit me ministrat e...

SHBA, shkon në mbi 277 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 277.021, prej të cilëve 2.635 kanë humbur...

Picë e Pjekur në Tigan – Si Ta Përgatisni Plot Shije Vetë Në Shtëpi

Kjo është një recetë fantastike, me shije të mrekullueshme e mbi të gjitha krejt e shëndetshme. Kjo recetë kërkon...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës jep afatin, vendimi për fatin e qeverisë Hoti merret pas 7 dhjetorit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka përfunduar mbledhjen e saj për rastin e deputetit Etem Arifi i cili ka qenë i dënuar...

“Nëse SHBA ndërhyn për sulm…”, Irani kërcënon se do të kundërpërgjigjet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe

Irani i ka dërguar një mesazh kërcënues Emirateve të Bashkuara Arabe. Siç raportojnë mediat e huaja, mësohet se Teherani ka kërcënuar princin...