Ambasada Gjermane në Kosovë mbyll përkohësisht shërbimin e vizave pas situatës me koronavirus

Mos i humb

Ambsada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga data 16 mars deri në një afat të pacaktuar do mbyll përkohësisht punën me palë në sektorin e vizave. Po ashtu nga Departameti Konsullor i kësaj ambasade deklarojnë se rastet urgjente mund ti drejtohen ambasadës përmes email apo edhe telefonit kurse për terminet që ishin të planifikuara për ditet e ardhshme do informohën përmes email për tërmin të ri, shkruan Kosova Post.

Postimi i plotë i Ambasadës gjermane në Prishtinë

Mbyllja e Departamentit Konsullor-Ligjor, përfshirë Zyrën e vizave
Achtung
Informatë fotografike
14.03.2020 –
Departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e vizave do të mbyllet për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm.

Për shkak të udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, Departamenti Konsullor-Ligjor i Ambasadës, përfshirë Zyrën e vizave mbetet i mbyllur për qarkullim të palëve nga data 16.03.2020 deri në njoftimin e ardhshëm.

Info
Të gjithë personat, terminet e të cilëve anulohen për këtë shkak, me kohë dhe pa pasur nevojë të bëjnë kërkesë, do të marrin një njoftim përmes e-mailit me terminin e ri.
Në rast të ndonjë emergjence, Ju lutemi të kontaktoni Ambasadën nëpërmjet e-mailit, apo telefonit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit