Lëvizja për Drejtësi në një komunikatë për media ka përkrahur masat e qeverisë së Kosovës për situaten e tanishme pas rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë, përcjell Kosova Post.
Lëvizja për Drejtësi, konsideron se populli ynë ka traditë në mirëmbajtjen dhe kujdesin higjienik.
Komunikata e plotë:
Lëvizja për Drejtësi, mbështet masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës si masa preventive ndaj përhapjes së Korona-Virusit, si një ndër sëmundjet infektive, tashmë e cilësuar nga OBSh si pandemi globale.
Lëvizja për Drejtësi, ju bënë thirrje qytetarëve të Kosovës, ti respektojnë udhëzimet e ofruara nga institucionet e profesionalizuara dhe të shtojnë kujdesin ndaj vetes, familjes dhe rrethit ku jetojnë.
Lëvizja për Drejtësi, konsideron se populli ynë ka traditë në mirëmbajtjen dhe kujdesin higjienik, si vlerë e jona tradicionale për çka inkurajon qytetarët të jenë sa më afër traditës sonë për kujdes dhe ambient të pastër.
Lëvizja për Drejtësi, po ashtu mbështet kërkesën e FSSHK-së, për lirim nga puna të njërit punonjës shëndetësor, kur dy prindërit janë punonjës shëndetësor, në pajtim prioritar me specializimin dhe punën që kryejnë. Punonjësit shëndetësor janë vija e parë e ballafaqimit dhe sëmundjen dhe përgëzuesit e parë të shërimit të saj, prandaj, duhet ofruar mbështetje dhe duhet treguar kujdes të shtuar ndaj tyre.
Lusim Zotin e Madhërishëm që krahas veprimeve konkrete të ndërmarra nga ne, të na e lehtësojë ballafaqimin me këtë sfidë dhe ta tejkalojmë sa më lehtë.


