Ambasada turke paralajmëron shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Kinë

Mos i humb

Ambasada e Republikës së Turqisë në Pekin sot ka paralajmëruar shtetasit e saj të mos udhëtojnë në Kinë për shkak të përhapjes së koronavirusi që ndërlidhet me sindroma të frymëmarrjes.

Koronavirusi i njohur si 2019-nCoV që shkaktoi raste të pneumonisë, u identifikua në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, që ka një popullatë prej 11 milionë banorëve.

Simptomat e virusit përfshijnë ethet, kollitjet dhe frymëmarrjen e rënduar.

Përmes një kumtese, ambasada turke ka dhënë rekomandime për shtetasit e Turqisë që jetojnë në Kinë si dhe për ata që do të udhëtojnë në Kinë.

Ambasada rekomandoi që të shmangen ambientet e mbushura me njerëz, të mbahen maska mbrojtëse dhe të shmangen kontaktin me pacientët që shfaqin simptoma të etheve, kollitjeve dhe problemeve me frymëmarrjen.

Misioni diplomatik turk gjithashtu apeloi që të mos vizitohen fermat dhe tregjet që ruajnë dhe therrin kafshët, duke shtuar se mishi duhet të gatuhen mirë përpara se të konsumohen.

Nga ambasada gjithashtu rekomandojnë konsultim të menjëhershëm me një mjek nëse shfaqen simptomat përkatëse.

Në kumtesë theksohet se shtetasit e Turqisë që jetojnë në Kinë duhet të ndjekin nga afër njoftimet dhe paralajmërimet e qeverisë kineze dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Qindra raste të koronavirusit janë raportuar në botë ndërsa në Kinë deri dje janë konfirmuar 440 raste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit