Ambasadorët e 11 vendeve evropiane kundër planit izraelit

Mos i humb

Ambasadorët e 11 vendeve evropiane në Izrael protestuan kundër qëllimit të qeverisë së Tel Avivit për të zbatuar planin e ankesimit të territoreve palestineze nën okupim.

Sipas televizionit izraelit Channel 13, mësohet se kundër planit të Izraelit për aneksim kanë reaguar ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Irlandës, Holandës, Italisë, Spanjës, Suedisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Finlandës në Tel Aviv.

Në lajm thuhet se ambasadorët e vendeve në fjalë, gjatë një mbledhjeje të zhvilluar nëpërmjet video-konferencës me Anna Azari, zv.drejtoreshën e çështjeve evropiane të Ministrisë së Jashtme izraelite, kanë dhënë një mesazh zyrtar se janë të shqetësuar nga qëllimi i Izraelit për të zbatuar planin e ankesimit.

Ambasadorët kanë reaguar gjithashtu edhe kundër planit të Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja hebreje në Kudsin Lindor nën okupim dhe kanë paralajmëruar se ky hap i Izraelit do të trondisë pozicionin e Tel Avivit në praninë e vendeve të Evropës.

Po ashtu ambasadorët kanë paralajmëruar se zbatimi i planit të aneksimit nga ana e Izraelit do të nënkuptojë hapur shkeljen e ligjit ndërkombëtar.

Administrata palestineze javën e kaluar kërkoi mbledhjen emergjente të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe për të diskutuar mbi planet e Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën më 2 mars në Izrael kishte premtuar “aneksimin” e Luginës së Jordanit dhe njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor.

Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, filluan procesin e hartës në Bregun Perëndimor për “aneksimin” e këtyre rajoneve në fjalë, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi të ashtuquajturin planin e tij për paqe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit